Në Qarkun Ushtarak Perëndimor Rus, ka filluar një kontroll i gatishmërisë luftarake. Njësitë janë në gjendje gatishmërie. Në vijën e ‘frontit’, komandantët u caktojnë detyra. Një prej tyre është vendosja e sistemit raketor “Iskander M” nën mbrojtjen e këmbësorisë, njoftoi televizioni “Zvezda”, transmeton Kosova Post.
Pajisjet luftarake janë duke u transportuar dhe marshuar në terrenin ku do të zhvillohen stërvitjet. Sipas komandës, qëllimi i manovrës është kontrollimi i aftësive dhe koordinimi i veprimeve të ushtrisë.
Ushtria po praktikon një sërë skenarësh, duke përfshirë kamuflimin e sistemeve taktike të raketave dhe zmbrapsjen e sulmeve diversante.
Një tjetër qëllim i ushtrimeve është trajnimi i rekrutëve. Rekrutët fitojnë përvojë për situata të ngjashme luftarake.
Ju kujtojmë, sistemet e raketave Iskander kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra dhe saktësi të jashtëzakonshme, si dhe lëvizshmëri të madhe.
Raketat mund të mbajnë koka luftarake konvencionale dhe ato bërthamore.
Ekspertët theksojnë pamundësinë e përgjimit të raketave të atij kompleksi me sistemet e mbrojtjes raketore.
Përgjimi është gjithashtu i vështirë sepse raketa fluturon me një shpejtësi prej rreth 2000 kilometra në minutë./Kosova Post/