Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, mund të lëvizin edhe përgjatë orës policore, shkruan Kosova Post.
Ky është njoftimi i AGK-së:
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ju njofton se gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, mund të lëvizin lirshëm edhe përgjatë orës policore, por që me vete duhet të kenë lejen e veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ID-në e punës.
U bëjmë thirrje kolegëve që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete ID-të e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.”
Siç kemi raportuar ditëve të fundit, masat e reja anti-covid-19, kanë hyrë në fuqi sot./KosovaPost/