Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pjesë e një paneli të diskutimit në Chatham House, në Londër.
Lidhur me vizitën e të parit të qeverisë, ka folur Daut Dauti, gazetari i cili jeton dhe punon në Britaninë e Madhe.
Dauti tha se Kosova konsiderohet nga Britania e Madhe si interes primar, shkaku i sigurisë.
“Rëndësia është edhe tek tema e sigurisë e cila është me rëndësi në Ballkan. Kjo vjen menjëherë pas krizës së Ukrainës dhe luftës që po bëhet atje, dhe në mënyrë që të parandalohet, po bëhen aktivitete sikur ky i sotmi. Do të shqyrtohen mundësitë se si të evitohen ndonjë krizë apo luftë në Ballkan”, tha Dauti në Klan Kosova.