Paksoy, në një konferencë shtypi, i bëri një pyetje Sekretarit të Shtetit amerikan Ned Price, në lidhje me heqjen e kufizimeve të F-16, transmeton KosovaPost.
“TURQIA ËSHTË NJË PARTNER I RËNDËSISHËM I NATOS”
Korrospodenti turk Paksoy i bëri një pyetje Sekretarit të Shtetit amerikan Ned Price:
“Cili është vlerësimi juaj për situatën e fundit në lidhje me shitjen e F-16?” Ai iu përgjigj pyetjes së tij si më poshtë:
Natyrisht, Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Një partner i rëndësishëm sigurie. Ne duam të sigurojmë që aftësitë tona mbrojtëse të jenë të integruara dhe që Turqia të ketë atë që i nevojitet për t’u përballur me kërcënimet e ashpra me të cilat përballet.
“Bashkëpunimi ynë është shumë i rëndësishëm”
Asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk është përballur me një sulm terrorist në tokën e vet aq sa janë sulmuar aleatët tanë turq. Bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë është i një rëndësie të madhe për ne.
Pas pyetjes së gazetarit turk në Uashington DC, Yunus Paksoy, korrespondenti grek përpoq me këmbëngulje të merrte një përgjigje kundër Turqisë.
Price, i cili u pa duke qeshur me qëndrimin këmbëngulës të gazetarit grek, tha:
“Ndoshta duhet t’ua lë këtë të dyve dhe ta lë të funksionojë mes jush”.