Gazetari dhe shkrimtari izraelit Gideon Levy vuri në dukje zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, duke thënë se arsyet politike qëndrojnë pas masakrës që administrata izraelite ka kryer prej ditësh në Gaza, transmeton KosovaPost.
Sipas Levy, kryeministri Yair Lapid ndjeu nevojën për t’u treguar nacionalistëve të vendit përpara një raundi të ri zgjedhor në nëntor. Duke folur për Lapidin, “Ai dëshiron të tregojë se është si të gjithë ish- kryeministrat”, gazetari izraelit tha se arsyeja kryesore pas tensionit ishin zgjedhjet.
Nga ana tjetër, kryeministri Lapid është takuar me liderin e opozitës, ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu, për të diskutuar çështjet e sigurisë. Duke bërë një deklaratë pas takimit, Netanyahu tha: “Unë mbështes plotësisht qeverinë dhe ushtrinë”./KosovaPost/.