Publicisti, përkatësisht ish-gazetari dhe njëherësh profesori i letërisisë, Besnik Jaha, ka riaktualizuar një reportazh të tijin, ku shpërfaqët korupsioni i pushtetit të PDK-së në Shtime në projektin e Kompleksit Memorial në Reçak, transmeton Kosova Post.
Sipas Jahës, ky faktë, më saktë babëzia e PDK-së për të vjedhur edhe në tenderë të projekteve të martirëve, siç është Kompleksi Memorial në Reçak, përbën arsye të mjaftueshme për ta ndëshkuar qeverisjen aktual në Shtime, gjëgjësisht për ta votuar kandidatin e Vetëvendosjes në atë komunë.
Ky është shkrimi i plotë i Jahës;
Një shok i Shtimes më tha se është në dilemë se kë ta votojë në balotazh. “Ky i PDK-së është shterur. LVV-në nuk e kam votuar kurrë”, më tha.
Aty, si miq prej kohësh, nuk vazhduam diskutimin në politikë, por kujtuam kohët e shkuara dhe qeshëm shumë.
Këtu, atij dhe gjithë Shtimes, po ia heq dilemën, duke risjellë ca fragmente të një reportazhi që pata bërë në vitin 2013. Reportazhi flet se si janë kryer punimet në Memorialin e Reçakut, apo se si pushtetet e kaluara kanë vjedhur edhe në tenderët për martirë!
“Punimet në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes kanë filluar në vitin 2009. Në këtë Kompleks punimet janë zhvilluar faza-faza, duke bërë kështu që qytetarët ta shohin si tepër të zvarritur përfundimin e punimeve. Sidoqoftë, sipas zyrtarëve komunalë të Shtimes, kostoja e përgjithshme e investimeve vetëm në kompleksin memorial është mbi 600 mijë euro. Në anën tjetër, fshatarët e Reçakut, duke parë kualitetin tepër të dobët të punimeve, thonë se absolutisht nuk është investuar aq, por shumë më pak. Megjithatë, mbetja e viktimave pa emra, pasi nga cilësia e dobët e punës dhe materialit ndërtimor shkronjat u kishin rënë shumicës së pllakave të viktimave, pastaj edhe thyerja e pllakave të mermerit nga vendosja në mënyrë të shkujdesur, nuk mund të arsyetohet assesi as nga dhënësi i punës, e as nga kompania që e ka kryer punën.
Po të vizitohet kompleksi i viktimave të Reçakut, në pllakatat ku janë fotografitë e viktimave, në të shumtën e rasteve mungojnë emrat. Kjo jo ngase nuk u vendosën, por ngase puna u bë aq dobët sa shkronjat ranë nga pllaka për të mbetur emrat e paqartë dhe shpeshherë edhe pa asnjë shenjë.
Nga ajo që shihet, për shembull viktimës Murtez Imeri i kishte mbetur emri “RTEZ R IMER”, ndërsa viti i lindjes dhe ai i vdekjes ishin shkrirë në vetëm një numër “9 99”.
Mirëpo, viktima tjetër pranë tij, nga krau i djathtë qëndronte edhe me keq. Në pllakën ku ishte fotografia e tij nuk kishte asnjë shënim, as emër a mbiëmer, as vit i lindjes apo i vdekjes.
…
Mjetet e ndara për rregullimin e Kompleksit Memorial të Reçakut nga ana e Ministrisë së Mjedisit kanë kosto prej 1.1 milion euro.
…
P.S.: Reportazhi i plotë është botuar në gazetën Kosova Sot. Punimet janë kryer në tri fazat: e para 300 mijë euro; e dyta 400 mijë euro; e treta 400 mijë euro, dhe janë vonuar shumë.
E, shkrimi im flet për periudhën pas kryerjes së punimeve (vitin e parë). A ende s’e keni kuptuar se ish pushtetet ua fshijnë emrin për së gjalli e për së vdekuri?!