Ndodhi gjatë një konference për media, në kohën kur Mourinho ishte trajner i klubit anglez Totenhem.
Në kohën kur pritej që Mourinho-n ta vërshonin pyetjet, një gazetar nga Maqedonia e Veriut, ia shtron një kërkesë të çuditshme.
E pyet nëse mund ta bënte një fotografi së bashku, në mënyrë që ta vinte në kornizë dhe ta vendoste mbi varrin e babait të tij të ndjerë.
I befasuar Mourinho i thotë se “këtë s’e meritoj”, duke e pasur fjalën për përkrahjen e pakursyer që babai i gazetarit kishte për të, shkruan Kosova Post.
Më pas, gazetari e kujton një moment kur babai i tij ishte përlotur, pikërisht në kohën kur Mourinho e drejtonte klubin e Chelsea-t.
Për më shumë, shini videon: