Gazetarja Tori Yorgey derisa po raportonte drejtpërdrejtë, është goditur nga një veturë. Ajo punon për televizionin WSAZ, nëndegë e NBC-së në Huntington.
Në momentin e incidentit ajo po raportonte drejtpërdrejtë dhe po fliste për prishjen e një gypi që furnizon lagje të tëra me ujë të pijshëm – e prishja e gypit kishte ndodhur si rezultat i reshjeve të mëdha, transmeton Telegrafi.
Gazetarja amerikane Yorgey po bashkëbisedonte me kolegun në studio në momentin kur po binte shi, kur nga pas i erdhi një veturë që e goditi. Gjithçka është filmuar nga kamera, para të cilës ajo raportonte.
Për fat të mirë Yorgey u ngrit shpejtë në këmbë dhe me një dozë ironie tha: “Sapo më goditi vetura, por jam mirë”.