Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, është pyetur nga një gazetare gjermane, nëse duhet të vazhdojë që KFOR të jetë prezent në Kosovë.
Ndërsa, Kurti duke iu përgjigjur pyetjes, deklaroi se ‘për shkak të lidhjeve të Serbisë dhe Rusisë në aspektin ushtarak është domosdoshmëri që NATO të jetë në Kosovë, derisa kjo e fundit të bëhet anëtare e plotë e NATO-s’.
“Kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. S’do të thotë që s’po investojmë në kapacitetet tona, kemi rritur buxhetin për mbrojtje, dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe në NATO”, u shpreh Kurti.
Për më tepër kryeministri Kurti kujtoi kështu pranverën e 99-tës, kur Nato ndërhyri në Kosovë, ndaj ushtrisë së Millosheviqit për ndaljen e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërsa ndau edhe momentet e gëzimit të popullit në këtë ditë.
‘Për 23 vjet nuk e kemi pasë asnjë incident me ushtarët gjermanë. Ata kanë qenë gjithmonë të dashur dhe kanë pasë bashkëpunim të ngushtë me neve vendasve. Na kanë ndihmuar për ta mirëmbajtur paqen dhe sigurinë. Dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspketin ushtarak, konsiderojmë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”.