Genc Leka rrëmben zemrat e të gjithëve me baladën ‘Shko’ (Video)

Genc Leka rrëmben zemrat e të gjithëve me baladën ‘Shko’ (Video)

Vjeshta njihet si sezona e këngëve të zhanrit baladë, e një gjë e të tillë nuk i ka ikur as këngëtarit nga Gjilani, Genc Leka, shkruan Kosova Post.

Së fundi Leka për të gjithë adhuruesit e baladës ka lancuar këngën më të re të titulluar ‘Shko’.

Për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge janë përkujdesur “Duoo Bass Record” ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Agon Latifi, kurse në klarinet Mustaf Bajrami, e në harmonike Egzon Bajraliu.

Për videon është përkujdesur “Riversalstudio”.

Balada e re e Gencit menjëherë është pritur mirë nga kritikët e muzikës dhe nga gjithë adhuruesit e tij./KosovaPost/