Steven Gerrard po arrin një sukses historik me Rangers duke çuar drejt fundit të hegjemonisë së Celtic në Skoci.
Rangers fituan derbin sot 1-0 ndaj Celtic falë autogolit të Callum McGregor dhe tashmë të besuarit e Gerrard janë 19 pikë larg bardhjeshilëve, edhe pse këta të fundit me 3 ndeshje më pak.
Prej 2010-2011 Rangers nuk e kanë fituar Premier League-n e Skocisë, teksa dekadën që lamë pas kanë vuajtur edhe nga dëmet financiare, por duket se klubi elitar skocez është ringritur për t’i dhënë fund hegjemonisë së Celtic që ka fituar prej 2012 plot 9 kampionatë rresht.
Këtë vit Celtic synonte kampionatin e 10-të rresht, por duket se kjo do mbetet vetëm një ëndërr./news24.al