Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka thënë se pandemia ka ndikuar në shumë aspekte. Ajo ka thënë se pandemia i ka zbehur mundësitë për takime individuale me diplomatët, shkruan Kosova Post.
Gërvalla ka folur para komisionit për kontributin të cilin ministria të cilën ajo e drejton, e ka dhënë në aspektin e sigurimit të vaksinave:
“Nuk është se nuk jemi duke bërë përpjekje për sigurimin e vaksinave, mirëpo aktualisht nuk ka ndonjë vaksinë në treg që mund ta blejmë” – ka vënë në dukje ajo.
Sipas saj, është rrezik që të blihen ato nga ndërmjetësit, meqë kjo mund ta penalizojë shtetin në raport me shtetet, përkatësisht me institucionet relevante, fabrikat, e kështu me radhë.
“Për këtë arsye jemi duke u munduar të bëjmë marrëveshje me shtetet për t’i siguruar ato” – ka thënë Gërvalla.
Donika Gërvalla, është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, në Parlamentin e Republikës së Kosovës./KosovaPost/