Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, i ka mirëpritur për mëngjes ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës në Strasburg, përcjell KosovaPost.
Ajo u tha ambasadorëve se Kosova e meriton të jetë shteti i radhës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE.
Pati shkëmbime të dobishme.
Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para.
Si një vend i vërtetë europian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.
Në Strasburg, Gërvalla ka takuar edhe presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, Tiny Kox, me të cilin tha se pati një diskutim të mirë për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin Evropian.