Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Pavarësia e Kosovës është e kryer dhe se Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Kosova është vend i vogël, po shumë i posaçëm. Jemi vend vërtet evropian, jemi me tolerant të pathyeshëm, por me krenari. Kosova ka lindur nga gjenocidi, Serbia bashkë me Millosheviqin e Vuçiqin, kanë dashur të na zhduknin nga harta, me mbrojtësit tanë trima, luftëtarët tanë të UÇK-së, me ndihmën e NATO-s, me heroizmin e grave, si i kemi mbrojtur fëmijët tanë kur na kanë djegur fshatrat, dhe kemi arritur të mbijetojmë. Si është ruajtur dinjiteti kur jemi detyruar të ikim drejt maleve. Nuk jemi dorëzuar asnjëherë. Forcat serbe na kanë vrarë, na kanë përdhunuar”, tha ajo.
Gërvalla, ka prezantuar qëndrimet e Republikës së Kosovës sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.
“Republika e Kosovës është demokracia me re në Evropë dhe është në rrugën e duhur. Në vitin e kaluar kemi pasur rritje ekonomike rekorde me mbi 10 %, dhe rritje të të hyrave tatimore”, tha ajo, raporton RTKlive
Sipas saj Kosova është në rrugën e saj për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës. “Kosova do të aplikojë edhe për anëtarësim në BE, aspirojmë të jemi anëtare e NATO-s”, tha ajo.
Gërvalla përmendi kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës. “Pse Vuqiçi flet për luftën, nga vjen kjo. Një koleg i imi i befasuar kur mori vesh se Vuqiçi kishte qenë ministër i Propagandës serbe. Ai është i njohur për gjenocidin serb në Bosnjë, ku mijëra civil ishin vrarë atje”, theksoi ajo.
Ministrja Gërvalla tha se bota e di se kush ka kryer gjenocid në rajon. “Serbia ka marrë pjesë 100 ushtrime ushtarake së bashku me Rusinë. Personeli ushtarak rus punon direkt me Ministrinë e Rusisë. Serbia pas Rusisë është bërë kërcënimi i dytë i Evropës”, tha ajo.