Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili edhe dorëzoi kopjet kredenciale te ministrja, transmeton KosovaPost.
Gervalla i uroi mirëseardhje ambasadorit Hovenier, si dhe e uroi për detyrën e re.
Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet aktuale ne Kosovë, politikën e jashtme si dhe raportet bilaterale Kosovë-SHBA.
Njoftimi i plotë:
Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-ve Jeffrey Hovenier
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), z. Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja.
Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me ShBA-të.
Në një atmosferë tejet miqësore bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve.
Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës.