Njohjet e reja, bindja e pesë vendeve anëtarë të BE-së për ta njohur Kosovën, iniciativa Open Ballkan dhe liberalizimi i vizave, ishin temat për të cilat foli ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvallës në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.
Gërvalla tha se bindja e pesë shteteve anëtare po ndodh çdo dit, teksa shtoi se ka progres në këtë drejtim.
E për emërimin e ambasadorëve të rinj, ajo tha se disa prej tyre janë emëruar, e disa prej tyre presin akreditimin nga presidenti i atij shteti ku do të veprojë.
“Çështja e emërimit të ambasadorëve nuk ka përfunduar ende. Disa janë emëruar që një kohë të gjate por që nuk ka përfunduar procesi i akreditimit. Disa kanë filluar punën, ku dy prej tyre në Shqipëri dhe Katar kanë marrë akreditimet e tyre, pra deri në fund të dhjetorit të fillojë punën secili ambasador”.
Tutje ajo foli për bindjen e 5 shteteve anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën. Sipas saj, disa prej tyre ka progres për njohje, përjashtuar njërin shtet me të cilin tha se nuk ka asnjë progres për të njohur Kosovën.