Ministrja e Punëve teë Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bashkëbisedim në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York me një grup studentësh dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare shqiptare në New York, përcjell KosovaPost.
Gjatë këtij bashkëbisedimi sipas një komunikate nga MPJD-ja, thuhet se u ngrit nevoja për të rritur bashkëpunimin institucional me bashkatdhetarët në mërgatë dhe u diskutuan mënyrat dhe format konkrete në këtë drejtim.
“Ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta inkorporuar dijen dhe praktikat e mira të të rinjve tanë në diasporë, në proceset e zhvillimit të shtetit në të gjitha fushat ku ka mundësi dhe nevojë”.
“Nga ana e tyre studentët dhe të pranishmit e tjerë u interesuan të dinë më shumë rreth
politikës së jashtme, prioriteteve qeveritare, bashkëpunimin me pjesëtaret e diasporës e shumë çështje të tjera”, thuhet në komunikatë.