Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se Ministrja Gërvalla ka takuar ambasadorin Sakar, raporton Kosova Post.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z.Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministren për marrjen e detyrës.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit” – thuhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare të lëshuar nga MPJD-ja.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në këtë drejtim./KosovaPost/