Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur për ndeshjen me Irlandën e Veriut pas mbërritjes së ekipit në Belfast.
Ai në një konferencë për shtyp, ku kishte në krah edhe të sapokthyerin Bersant Celina, ka thënë se ekipi i tij ka ardhur për rezultat pozitiv. “Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për vetë faktin që është ndeshje kualifikuese. Ne si Kosovë kemi ardhur këtu për të tentuar që të marrim rezultat pozitiv”, është shprehur francezi.
Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës e cila përket te Liga e Kombeve do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.
Në grupin që e kryeson Greqia ekipi i Kosovës gjendet në pozitën e dytë, pra para Irlandës së Veriut dhe para Qipros. \rtk