Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë lidhur me pagesën , shkruan Kosova Post.
Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës e cila ka ndërhyrë në këtë aksion.
Në këtë ndërhyrje të policisë janë arrestuar aktivistët Zgjim Hyseni, Nol Nushi dhe Frashër Krasniqi.