Gjakovari tenton ta mbysë gruan derisa ishte në gjumë, e godet me kaçavidë në kokë e pjesë tjera të trupit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit A.K, i cili dyshohet se ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte duke fjetur. Rasti ka ndodhur natën e Bajramit.
Sipas Prokurorisë, ai kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K, duke e goditur me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në komunikatë.