Në kuadër të raporti të saj për 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte therur me thikë vëllanë e tij, transmeton Kosova Post.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje në mes tyre.
Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.