Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës njofton përmes një postimi në Facebook se katër pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, dy prej tyre të konfirmuar me COVID-19 e dy të dyshuar, shkruan KosovaPost.
Personat e vdekur janë një 61-vjeçar nga Bellacerku i Malishevës, një 80-vjeçar nga Gjakova, një 76-vjeçar nga Cërmjani i Gjakovës dhe një 83-vjeçar nga Damjani i Gjakovës, ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin e tyre 24 orësh.
Po ashtu në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 61 pacientë për COVID-19, prej tyre 16 të konfirmuar. Në gjendje kritike janë katër persona dhe 32 janë me oksigjenoterapi.
Nga stafi janë infektuar tre mjekë, shtatë infermierë dhe një teknik.
Postimi i plotë:
Të nderuar,•Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është: • 51 pacientë të…
Gepostet von Spitali i Përgjithshëm Gjakovë am Dienstag, 28. Juli 2020