Dje rreth orës 14:00 në Gjakovë është lënduar një person, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, raporton KosovaPost.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast i është nevojitur tretman i menjëhershëm mjekësor.
Me tu lajmëruar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.
Rasti do vazhdojë të hetohet./KosovaPost/