Viktima ka raportuar në polici se gjatë muajit gusht të vitit 2020, është dhunuar nga një person, që tashmë është në vuajtje të dënimit, transmeton Kosova Post.
“Gjakovë 2020 – NN. Më 10.09.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë muajit gusht 2020, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili tani gjendet në vuajtje dënimi për vepra tjera penale” – thuhet ndër të tjera në raport.
Është bërë e ditur, po ashtu se viktima është dërguar në ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë./KosovaPost/