Një shtetase ukrainase në Prishtinë ka njoftuar policisë se në banesën e saj kanë hyrë gjashtë persona të panjohur, ku nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-1600 euro, si dhe 100 dollarë.
Në raportin ditor është bërë e ditur se hajnat kanë grabitur edhe pasaportën e viktimës, si dhe disa valuta ukrainase.
Policia thotë se nga kjo grabitje nuk ka persona të lënduar, derisa kanë bërë të ditur se rasti po hetohet.
“Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.