Trupat e pajetë u gjetën në shtetin federal Varacruz të Meksikës, në një pus 30 metra të thellë, transmeton Kosova Post.
Trupat e të paktën 20 personave u gjetën në një pus në verilindje të Meksikës, shkruan AA.
Trupat u gjetën në një pus pranë një shtëpie në qytetin Omealca, në shtetin meksikan Veracruz.
Autoritetet thanë se 20 trupa u nxorën nga një thellësi prej 30 metrash pas inspektimeve të kryera në pus.
Kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20 personave.