Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në një arë apo djerrinë janë disa bimë, që dyshohet se janë narkotike, transmeton Kosova Post.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ku kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit kabanis sativa.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.
Raporti i plotë:
KULTIVIM I NARKOTIKËVE
Rr. Viciana, Vushtrri 01.08.2022 – 13:00. Është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike. Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.