Ngjitësi ikonik i Pakistanit Muhamed Ali Sadpara së bashku me dy alpinistë të huaj humbën jetën në shkurt, transameton Kosova Post.
Një ekip i ekspeditës gjeti trupat e tre alpinistëve që humbën jetën në shkurt ndërsa po përpiqeshin të ngjiteshin në K-2, majën e dytë më të lartë malore në botë, njoftuan autoritetet të hënën, shkruan AA.
Mbetjet e alpinistëve, duke përfshirë alpinistin ikonik të Pakistanit, Muhamed Ali Sadpara, John Snorri nga Islanda dhe Juan Pablo Mohr nga Kili, u gjetën në një lartësi prej 8.611 metrash afër vendit të ngushticës në K-2, tha për AA sekretari i Klubit Alpinist të Pakistanit, Karrar Haidri, organizata zyrtare e alpinizmit në vend.
Trupat, tha ai, ishin parë nga ekipi ndërkombëtar i ekspeditës, ndërsa helikopterët e ushtrisë pakistaneze po ndihmojnë për zbritjen e trupave të alpinistëve.
“Është shumë e vështirë të zbresësh trupat e pajetë nga një lartësi kaq e madhe pa mbështetjen nga ajri”, tha Haidri.
Trupat e Snorri dhe Pablo do të transportohen në vendlindjet e tyre përkatëse siç kërkohet nga familjet e tyre, shtoi ai.
Treshja po përpiqej të mbërrinte në majën Korakarum-2, ndryshe e njohur si K-2, pa oksigjen shtesë për të bërë histori.
Megjithatë, ata humbën kontaktin me kampin bazë kur ishin vetëm 411 metra larg majës së mbuluar me dëborë.
Maja e frikshme K-2, i njohur gjithashtu si “mali i egër” për shkak të terrenit të tij të vështirë, nuk ishte shkelur kurrë në dimër deri në muajin e kaluar kur një ekip nga Nepali me 10 anëtarë ngjiti majën për herë të parë në histori.
Është maja e fundit prej 8.000 metrash që një klub është ngjitur në dimër, 41 vjet pas malit Everest, i cili u shkel në 1980 gjatë dimrit.
Rreth 300 alpinistë kanë arritur deri në majë deri më tani, por të gjithë ata këtë sfidë morën në verë ose në pranverë.
Madje edhe në kushte relativisht më të mira të motit, 86 alpinistë kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin të ngjiten në malin, i cili ndodhet mbi qarkun Shigar në rajonin verior Gilgit-Baltistan, ku ndodhen gjashtë majat me lartësi mbi 8.000 metra, përfshirë K-2.