55-vjeçari nga Ferizaj që ishte raportuar si i zhdukur nga e mërkura, është gjetur i vdekur në veturën e tij. Këtë e ka njoftuar policia nga Stacioni në Ferizaj dhe ka bërë të ditur se vetura është gjetur në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj.
“Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë.” thuhej në një komunikatë për media të policisë.
Tutje bëhet e ditur se nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete, i cili është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, njofton Kalnkosova.tv.
Rasti që është lajmëruar më datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj, mbetet të të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj.