Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovë në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë.