Është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm në Komunën e Rahovecit, njofton Policia e Kosovës.
Viktima është gjetur i varur në vendin e ngjarjes ku sipas Policisë dyshohet se 19 vjeçari ka bërë vetëvrasje.
Këtë e bëri të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.