Një 50-vjeçar ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ilaz Kodra”.
Policia ka thënë se rasti ka ndodhur të dielën në ora 15:45, ku mjekët emergjentë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e personit.
Rreth orës 15:45, është raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë për arbresh.info.