Sipas raportit të 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55, shkruan Kosova Post.
“QKUK-Prishtinë, 17.06.2021-12:55.Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia bënë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./KosovaPost/