Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.