Në kuadër të raportit 24 orësh, Polica e Kosovës ka bërë të ditur se është gjutur një burrë është gjetur i vdekur në Zveçan, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, viktimën e kanë gjetur dy persona pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Dy ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull kosovar, e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton më tej policia.