Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në Banjë të Pejës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.
“Policia është njoftu për një person pa shenja jete, ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftu edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës, viktima është 22-vjeçar”, tha Gashi.