Të premten rreth orës 12:45 është gjetur një grua pa shenja jete në fshatin Muqiverc të Kamenicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.