Infermierja ishte 35 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës
“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, ka deklaruar ai.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.