Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Komunën e Istogut.
Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova theksoi se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me të dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:00, policia është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Studenicë, Komuna e Istogut. Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore. Me këtë rast ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e viktimës”,deklaroi ai, për lajmi net. Gjithashtu ai theksoi se trupi i pajetë i këtij personi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se po vazhdon hetimi i rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.
“I njëjti me vendim të prokurorisë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, shtoi.