Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Ai bëri të ditur se trupi i viktimës është gjetur 500 metra nga vendi ku peshkatarët e kishin parë në lumë.
Gashi shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për oduksion në IML.
“Nga ana e prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, tha Gashi.