Pas raportimeve se gjendja në rrugët e Prishtinës është e keqe si pasojë e reshjeve të borës dhe mos-pastrimit të tyre, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përcjell KosovaPost.
Rama këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme”, ka shkruar i pari i Prishtinës.