Ish-kandidati për të parin e Komunës së Ferizajit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendojse, përkatësisht deputet aktual i këtij subjekti, Valon Ramadani, ka denoncuar qeverisjen lokale të PDK-së për punime jo-cilësore të rrugëve të qendrës së qytetit të Ferizajit, transmeton Kosova Post.
Teksa ka prezantuar fakte të prekshme për cilësinë e dobët të asfaltimit të rrugës ‘Marie Kraja” në qendër të Ferizajit, Ramadani ka thënë se e njejta rrugë nuk i ka mbushur ende 1 javë nga asfaltimi.
‘Nuk mund të shtrohen rrugët kështu, shkel e shko. Ky është një keqpërdorim tipik i parasë publike. Diçka që po e shohim pothuajse përditë në komunën tonë., ka shkruar Ramadani, në rrjetin social’
Ky është postimi i plotlë i Ramadanit: