Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në komunën e Pejës, me ç’rast një person është gjetur pa shëja jete, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./KosovaPost/