Stuhia e fortë që nisi në orët e natës në Gjermani ka ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve duke shkaktuar ndalimin e udhëtimeve të trenave dhe mbylljen e shkollave, transmeton Kosova Post.
Për shkak të pemëve që janë rrëzuar, rreth 60 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Rajonin e Bavarisë dhe në Rhine-Westfalen Veriore.
Shërbimi gjerman i meteorologjisë (DWD) për shkak të stuhisë së fortë të ngjashme me një tornado i cili ka vënë vendin nën ndikim dhe i cili do të vazhdojë deri në fundjavë, ka paralajmëruar të mos dilet në rrugë përveç rasteve kur është e nevojshme.
Hekurudha gjermane ka anuluar udhëtimet e trenave në distancë të gjatë në rajonet Saksonia e Poshtme, Bremen, Hamburg, Schleswig-Holstein, Mecklenburg Vorpommern, Berlin dhe Brandenburg.
Shpejtësia e stuhisë së emërtuar “Ylenia” thuhet se ka arritur deri në 152 kilometra në orë.
Për shkak të stuhisë së fortë, ekipet zjarrfikëse kanë marrë pjesë në shumë operacione shpëtimi.