Në luftën Rusi-Ukrainë, më shumë se 5 milionë ukrainas u strehuan në vendet fqinje për të mbijetuar, ndërkohë që po bien maskat e vendeve perëndimore, djepit të qytetërimit (!).
Gjermania dëboi afganët nga vendbanimet e tyre për t’u lënë vend refugjatëve ukrainas që u strehuan në të, transmeton KosovaPost.
Derisa imazhet që rezultojnë janë tronditëse, politika dyfytyrëshe e vendeve perëndimore në lidhje me azilkërkuesit vazhdon të zbulohet.
Revista Foreign Policy me bazë në SHBA zbuloi standardin e dyfishtë që Gjermania aplikoi për refugjatët në një raport lajmesh. Sipas një vendimi të Departamentit të Integrimit, Punës dhe Shërbimeve Sociale të Senatit të Berlinit, qindra refugjatë afganë po dëbohen nga Gjermania për t’u lënë vend refugjatëve ukrainas./KosovaPost/