Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë që kanë ndodhur sot në Gjermani, në Universitetin e Heidelberg, transmeton Kosova Post.
“Një sulmues i armatosur shtëni me armë dhe plagosi disa persona në sallën e ligjëratave. Sulmuesi tani është i vdekur”, ka njoftuar policia gjermane përmes rrjetit social Twitter.
Forca të fmëdha policore kanë dal në vendin e ngjarjes, kurse universiteti u dërgoi një email studentëve që të mos vinin në mësim.
Mediat gjermane raportuan se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi qëlloi mbi të pranishmit në auditor, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ngjarja ka ndodhur në pjesën e universitetit ku ndodhen fakultetet e shkencave të natyrës dhe spitali universitar.
#Heidelberg – Großeinsatz #Neuenheimer Feld: Das ist bisher bekannt: Ein Einzeltäter verletzte mehrere Personen in einem Hörsaal mit einer Langwaffe.
Der Täter selbst ist tot.
Kollegen sind weiterhin mit starken Kräften vor Ort – wir informieren hier weiter! https://t.co/aovlQc99tl— Polizei Mannheim (@PolizeiMannheim) January 24, 2022