Qeveria gjermane si shtesë të 30 tankeve kundërajrore që përdoren aktualisht për të luftuar kundër ushtrisë ruse, do të dërgojë edhe shtatë tanke Gepard të tjera shtesë për Ukrainën
Njoftohet se Gjermania është përgatitur t‘i dërgojë Ukrainës edhe shtatë tanke shtesë të blinduara kundërajrore të llojit “Gepard”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e revistës Spiegel thuhet se qeveria gjermane si shtesë të 30 tankeve kundërajrore që përdoren aktualisht për të luftuar kundër ushtrisë ruse, do të dërgojë edhe shtatë tanke Gepard të tjera shtesë për Ukrainën.
Tanket në fjalë në fillim ishin ndarë për të shkuar për skrap, por ato janë riparuar nga Krauss-Maffei Wegmann, prodhuesi i armëve me qendër në Mynih, dhe pritet që të mbërrijnë në Ukrainë në pranverën e vitit 2023.
Në lajm njoftohet se qeveria gjermane krahas tankeve do t‘i dërgojë Kievit edhe municione shtesë.
Pritet që Gjermania t’i dorëzojë Ukrainës gjithsej 50 tanke Gepard.