Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj është gati të hapë një faqe të re në partneritetin transatlantik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Kosova Post.
Kancelarja gjermane në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke kërkuar zhvillimin e më shumë qasjeve të përbashkëta ndërmjet vendeve, tha: “Interesat tona nuk do të bashkohen gjithmonë, nuk kam iluzione. Kur ka dallime, ne duhet të flasim hapur për to”.
Duke iu referuar divergjencave të kohës së fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo tha: “Ka shumë punë për të bërë. Gjermania është e gatshme për hapjen e një faqeje të re në partneritetin transatlantik”.
Duke deklaruar se nuk ka pasur progres në integritetin territorial të Ukrainës në vitet e fundit, Merkel kritikoi Rusinë.
“Është shumë e rëndësishme për ne të zhvillojmë një agjendë të përbashkët transatlantike ndaj Rusisë. Nga njëra anë, sigurisht që duhet të ofrojmë bashkëpunim, por nga ana tjetër ne duhet të jemi të qartë për ndryshimet që kemi”, tha Merkel.
Kancelarja Merkel deklaroi se ushtria gjermane ka shërbyer në Afganistan për 18 vjet dhe nënvizoi se nëse misioni është i suksesshëm, atëherë ata mund të qëndrojnë në Afganistan edhe më gjatë.
Në fjalimin e saj Merkel u shpreh edhe në lidhje me Kinën duke bërë të ditur se ky vend ka fituar një ndikim global.
“Si një aleancë transatlantike demokracitë e botës, ne duhet të zhvillojnë një strategji të përbashkët ndaj këtij vendi”, tha kancelarja gjermane në Konferencën e Sigurisë në Mynih./trt