Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Burger tha se i marrin seriozisht shenjat se organizata terroriste PKK është përgjegjëse në sulmin terrorist që ndodhi në Istanbul.
Berlin
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christopher Burger tha se i marrin seriozisht shenjat se organizata terroriste PKK është përgjegjëse në sulmin terrorist që ndodhi në Istanbul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë në Berlin, Burger vlerësoi operacionin që Türkiye ka ndërmarrë në veri të Sirisë dhe Irakut.
“Kemi vërejtur se Türkiye ka kryer operacione intensive ajrore dhe artilerike ndaj pikave të ndryshme në veri të Sirisë dhe Irakut. Pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Istanbul, qeveria gjermane ka thënë në mënyrë të qartë se solidarizohet me Türkiye-n. Ne i marrim seriozisht shenjat aktuale lidhur me përgjegjësinë e PKK-së ose të grupeve të lidhura me të në Türkiye”, tha Burger.
Ai thekson se PKK është listuar si organizatë terroriste në Bashkimin Evropian (BE) dhe se Türkiye ka përdorur të drejtën e saj legjitime të vetëmbrojtjes në veprimet e saj.
“Türkiye-s i bëjmë thirrje që të veprojë në mënyrë proporcionale dhe në këtë aspekt të respektojë ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Burger duke kërkuar që të shmanget ndonjë veprimi që do të rrisë edhe më tej situatën e tensionuar.